Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pezullim nga detyra të prokurores së Lezhës, Riselda Fisha për probleme të konstatuara në aspektin profesional. Prokuroria është e detyruar t’iu rikthehet sërisht studimeve, përmes një tranimi një vjeçar në Shkollën e Magjistraturë. Në seancën që u mbajt këtë të mërkurë për çështjen e prokurores Riselda Fishta, trupa gjykuese që bëri rivlerësimin e figurës së kësaj prokurore kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa(Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.