Edhe pse një muaj festash, dhjetori për Shqipërinë njihet për zhvillime të forta, më së shumti politike. Kështu do të ndodhë edhe këtë vit. Në 6 dhjetor në Tiranë vijnë liderët e Europës, ku do të mbahet për hëerë të parë një Samit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Që nga Macron, Scholz, Meloni, Michel e shumë të tjerë do zbresin një nga një në kryeqytetin shqiptar për të diskutuar për përshpejtimin e integrimit të rajonit në BE.