Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar atë të Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës është lexuar ndryshe nga palët politike. Maxhoranca socialiste është shprehur se vendimi i Kushtetueses tregoi se Meta kishte kryer shkelje të Kushtetutës, por jo të rënda, ndërsa Presidenca deklaroi se nuk kishte asnjë befasi në këtë vendim.