Izolimi i juglindjes pas shembjes masive në zonën e njohur si ‘Arrat e Gurrës’, po sjell vështirësi ekonomike për bizneset . Konfindustria vlerëson se shkatërrimi dhe mbyllja e rrugës kombëtare me Korçën është goditja më e madhe në kohë paqeje për ekonominë e vendit. Ekspertët vlerësojnë se ekonomia kombëtare, bizneset, industritë dhe prodhimi vendas, në rast të moszgjidhjes së shpejtë të gjëndjes, rrezikojnë humbje të mëdha financiare, rritje kostosh me pasoja të rënda deri në falimentim. “Qytetarët do të drejtohen për furnizime me ushqime dhe karburant në shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Greqia.” – thuhet në njoftimin e konfindustrisë.