Beogradi në Serbi dhe Tirana në Shqipëri janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas indeksit të Numbeo, database më e madhe e kostove të jetesës. Beogradi ka një indeks prej 38.8 % dhe Tirana 38.37%. Ky indeks mat koston e jetesës në raport me qytetin e Nju Jorkut, që e ka këtë tregues 100%. Më e lira në rajon është Prishtina e Kosovës, me indeksin në vlerën 26.3% e kostos së jetesës në Nju Jork, e ndjekur nga Shkupi, në Maqedoninë e Veriut, Podgorica në Mal të Zi e Sarajeva në Bosnjë Hercegovinë.