Kostoja e ngritjes dhe funksionimit të ministres virtuale ‘Diella’ ka detyruar qeverinë që me ndryshimet e fundit buxhetore të rrisë fondet për shërbimet digjitale. Në total buxheti për e-qeverisjen ka arritur në 20.1 miliardë lekë. Shpenzimet për këtë zë pësuan rritje me 15% në krahasim me ndryshimet e qershorit, ndërsa në krahasim me buxhetin fillestar, fondet për e-qeverisjen u rritën me 60%.