Top News – Kosovë, votat e boshnjakëve/ Anulohen në komunat serbe, më shumë vota se banorë
08/03/2021 20:41

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anuloi në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në komunat e banuara me shumicë serbe, në Zubin Potok, Shtërpc, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposavic. Kjo për faktin që besohet se me 14 shkurt në zgjedhjet e përgjithshme serbët e Kosovës në këto komuna në disa prej të cilave nuk jetojnë fare boshnjakë, votuan disa parti boshjake në mënyrë që me pas t'i kontrollojnë vendet e tyre të fituara në parlament të cilat në fakt janë të rezervuara për pakicat jo serbe. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i pranoi ankesat e subjekteve politike Iniciativa Jonë (Nasha Iniciativa), Unioni Socialdemokrat dhe Partia e Re Demokratike, të cilat kërkuan që të anulohen votat e ardhura nga komuniteti serb në komunat me shumicë serbe për partinë e re Komuniteti i Bashkuar që udhëhiqet nga Adrijana Hoxhiq. Kesaj partie ju anuluan 4,205 vota që me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve kishte siguruar vende në parlament. 583 vota ju anuluan koalicionit Vakat, ndërsa, Unionit Socialdemorkat të deputetës së disa legjislaturave Duda Baljes, ju anuluan 165. Mbi 800 vota ju anuluan edhe një partie të re rome (Iniciativa Rome) e cila kishte siguruar dy vende në parlament me votat e fituara më ndihmën siç thuhet te Listës Srpska."Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që votat e përfshira në fletëvotimet e anuluara t'i largojë nga rezultati përfundimtar”, thuhet në vendimin e PZAP-së. Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme. PZAP-ja ka konstatuar se votat e Komunitetit të Bashkuar që udhëhiqet nga Adrijana Hoxhic dhe të koalicionit Vakat, "janë në disproporcion me numrin e banorëve të komunitetit boshnjak të cilët i përkasin, dhe paraqesin vota të pavlefshme, për faktin se është standard jo demokratik, që me votat e votuesve të një komuniteti të sigurohet e drejta e përfaqësimit të një komuniteti tjetër”.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08