Drejtuesit e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë njoftuan vdekjen e një pacienti të moshës 32 vjecare i cili siç thuhet se ka pasur edhe sëmundje. Autoritetet spitalore shprehen se i ndjeri dyshohet të ketë qenë i prekur nga koronavirusi, por rezultati i testit të bërë ende nuk është mësuar. Drejtori i Spitalit Skënder Dreshaj, shpjegoi për Radion Europë e Lirë se konstatimi se personi ka qenë i prekur me COVID-19 është diagnozë e punës. ” Të gjitha rastet e dyshimta të cilat kanë elemente të infeksionit COVID-19, derisa të vërtetohet e kundërta, trajtohen si COVID-19. Kjo ka për qëllim pasjen e një qasjeje më të kujdesshme dhe është diagnozë e punës, diagnozë klinike”, tha Dreshaj.