Myslimanët në të gjithë botën festojnë sot një nga festat kryesore të islamit, kurban bajramin. Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rrezikut të përhapjes së tij, falja e namazit të kësaj feste, nuk u lejua në xhamitë e Kosovës. Në orën 6.30 minuta, përveç ezanit, në xhamitë e Prishtinës nuk pati besimtarë për ritualet e zakonshme fetare. Për 50 vite radhazi, çdo namaz të kurban bajramit riza Syla e ka falur në xhaminë Sulltan Mehmeti në Prishtinë, por këtë vit nuk mundi ta kryente këtë obligim.