Qyterarët e Kosovës, ashtu si fundjavën e kalur, edhe këtë fundjavë kaluan pa kontrolle në pikat kufitare me Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama përmes një video mesazhi në rrjetin social Facebook, u shpreh se marrëveshja midis dy vendeve tashmë do të jetë në fuqi çdo vit, përgjatë sezonit turistik. Kjo marrëveshje në fakt, ka bërë që numri i qytetarëve të Kosovës që vijnë në vendin tonë, të jetë edhe më i lartë, për shkak se heqja e kontrolleve ka lehtësuar maksimalisht lëvizjen. Ndryshe nga cdo herë tjetër, ku kontrollet në pikat kufitare mes dy vendeve krijonin radhë kilometrike automjetesh, fenomen i cili stepte qytetarët e dy vendeve të lëviznin në fundjave nga Shqipëria në Kosovë, ose anasjelltas.