Qytetarët e Deçanit janë të shqetësuar nga operimi i tre hidrocentraleve në shtratin e lumit "Lumbardh" dhe bashkë me organizata joqeveritare kanë vendosur ti drejtohen instancës më të lartë të drejtësisë, me qëllim mbrojtjen e mjedisit. Ata thonë se hidrocentralet "Belleja", "Deçani" dhe "Lumbardhi ll" kanë shkaktuar dëme të mëdha, degradim të natyrës, dhe humbje të disa burimeve të ujit.