Agencia e lajmeve Reuters raporton se BE po punon që marrëveshja finale Kosovë-Serbi të arrihet në më pak se një vit, pavarësisht tensioneve të larta mes dy vendeve. Bashkimi Evropian ka hartuar versionin e ri të planit franko-gjerman për paqen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të cilin përfshihet edhe një afat kohor për normalizmin e plotë të marrëdhënieve. Lajmi bëhet i ditur nga një diplomat i lartë të BE-së, i cili ka folur në margjinat e Samitit e BE dhe Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë të martën.