Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogum, Miroslav Lajçak siguruan se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe BE-së sa i përket dialogut Kosovës-Serbi "është i shkëlqyeshëm dhe nuk mund të ishte më i mirë".Palmer dhe Lajçak qëndruan në Kosovë, ku u takuan me zyrtarët institucionalë dhe politikë, me qëllim që të përgatisnin takimin e parë të nivelit të lartë, ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, që pritet të mbahet pas "disa ditësh" në Bruksel. Më herët, takimi Kurti-Vuçiq ishte paralajmëruar se do të mbahej diku nga mesi i muajit qershor. Vetë kurti tha se takimi do të mbahet në mes të qershorit.