Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell para takimit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se pozicionet e tyre ndryshojnë, por sot kthehen në Bruksel për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të punuar drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura. Borrell tha se negociatorët punuan për t’i çuar deri në fund temat që diskutuan në takimin tonë të fundit, çështjen e personave të zhdukur dhe të zhvendosur dhe bashkëpunimin ekonomik.