Shtrenjtimi i mundshëm i energjisë elektrike nga 1 prilli, pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve tjera në Kosovë. Kërkesa e kompanive energjetike për ngritje të çmimit të energjisë elektrike, ka nxitur reagime te qytetatarët, ekspertët e ekonomisë dhe bizneset, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti për ta shmangur këtë.