Top News – Kosovë, pa maska e pa distancë/ Tubimet politike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve
31/01/2021 18:13

Tubimet partiake pa maska dhe pa distancë, rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Ka qenë kjo thirrja e drejtorit të institutit kombëtar të shëndetit publik në Kosovë, Naser Ramadani. Por ajo duket se ka rënë në vesh të shurdhër pasi partitë politike kanë nisur fushatën dhe po mbajnë tubime me qindra persona, shpesh në ambiente të mbyllura, pa respektuar normat anti Covid. Infektologu kosovar, Ilir Tolaj, thotë se kjo përbën një rrezik të madh për shtimin e të prekurve me Covid 19 dhe pasojat e tyre do të shihen vetëm pas pak javësh. “Çdo grumbullim i njerëzve pa respektuar masat mbrojtëse dhe në tubimet që zgjasin më shumë se gjysmë ore po them, me siguri që janë rrezik potencial që me u përcjell infeksion në mesin e atyre njerëzve. Prandaj, mos respektimi këtyre masave pas vetës sjell një rrezik të shtimit të numrit të këtyre rasteve….”, thotë Tolaj. Tubime të tilla elektorale, që po organizohen nga të gjitha partitë politike në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, vlerësohen nga shumëkush si papërgjegjshmëri politike. Në këtë mënyrë, tentativa për të përfituar sa më shumë vota, po çon në rrezikim të shëndetit të qytetarëve. Kosova është prekur tashmë edhe nga varianti britanik i koronavirusit, me tre raste të konfirmuara deri më tani. Ndërsa rastet ditore të infektimit me koronavirus, janë me qindra dhe nuk mungojnë po ashtu çdo ditë edhe viktimat.

Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
Top Channel/ Shokuese në Prishtinë, prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, fëmija në terapi intensive
18/03 15:40
Top News- Sulmi terrorist në veri/ I akuzuari: Më 24 shtator nuk kam qenë në Banjskë
18/03 15:11
Top News- Ligji hyri në fuqi në Kosovë/ Të huajt regjistrojnë adresat, mes tyre dhe serbë
18/03 13:45
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top News- Ligji për të Huajt ‘lëviz’ Europën/ KE heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës
17/03 17:16
Top Channel/ Kosova “e lirë” nga sanksionet: BE heq të gjitha masat shtrënguese
17/03 15:17
Top News- Njohja e ID të lëshuara nga Serbia / Ambasada e SHBA mirëpret ndryshimet në ligj
17/03 11:52
Top Channel/Ambasada e SHBA përshëndet kompromisin e Kurtit: Por konsultohuni dhe me serbët!
17/03 11:29
DIGITALB DIGITALB