Top News – Kosovë, opozita takim me Palmer/ Kërkohet rol më i madh i SHBA në dialogun me Serbinë
31/05/2021 18:17

Krerët e dy partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku kanë kërkuar përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa e tyre u bë gjatë takimit me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, i cili po qëndron në Kosovë në të njëjtën ditë me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për t’i dhënë shtysë rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas një njoftimi të PDK-së, Hoxhaj në takim ka sqaruar pozicionin e PDK-së karshi dialogut, dhe shpresën që ky proces të përfundojnë me njohje të ndërsjelltë. Ndërsa sipas LDK-së, kryetari Abdixhiku ka thënë në takim se SHBA-ja është partnerja më e fuqishme në të gjitha proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës. “Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog”, thuhet në njoftim. Më herët, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij dyditore, Lajçak do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë. “Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t'u drejtohet shefave të misioneve të BE-së”, thuhet në njoftim.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17