Top News – Kosovë: Nuk ka konsensus për emrin e presidentit të ri
13/12/2020 12:35

Partitë politike në Kosovë nuk ulen as për arritjen e një marrëveshjeje për emrin e presidentit të ri. Për analistët politikë çështja e emrit të presidentit është vendimtare, nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo jo. Nuk ka gatishmëri politike për organizimin e një tryeze të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për të diskutuar mbi kete ceshtje. Të gjitha subjektet politike parlamentare deri tani kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e njëra-tjetrës për president, ndonëse akoma nuk janë propozuar emra, përveç kandidaturës se vetëshpallur së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK për president, Ramush Haradinaj.”Ka deklarata dhe këmbëngulje publike se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo të një subjekti tjetër. Kjo dëshmon se beteja po zhvillohet në media dhe në debate, por se akoma nuk ka gatishmëri për tryezë. Koha po ikën dhe po rrëshqasim në zgjedhje”, tha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas dështimit të organizimit të një tryeze të përbashkët. Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike i tha DW-së, tha se duke parë inatet e partive politike, gjasat janë të vogla që të ketë një konsesus për emrin e kreut tw ri tw shtetit. VV u shkarkua nga qeveria, ndërsa PDK mbeti pa udhëheqës të saj, dhe në këtë fazë nuk ka guxim individual për konsultime pa kreun e saj partiak që tashmë është i akuzuar nga dhomat e specializuara. Në anën tjetër LDK nuk është gatshme t’ia falë postin e presidentit Ramush Haradinajt, sepse në fund këtë post e do për vete”, argumenton eksperti. Partia më e madhe opozitare lëvizja Vetëvendosja me këmbëngulje kërkon që Kosova të mbajë zgjedhje dhe pas tyre, ashtu siç e parashikon kushtetuta në parlament të zgjidhet presidenti i ri.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08