Me 4 vota pro dhe 3 abstenime KQZ ka refuzuar rekomandimin e Sekretariatit për hapjen e kutive dhe rivlerësim të votave me postë që u shpallën të pavlefshme. Sekretariati tha se e bëri këtë rekomandim bazuar në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me 21 fletëvotime me postë, të cilat ishin shpallur të pavlefshme. Paneli e urdhëroi KQZ-në që t’i përfshinte ato në rezultatin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në mbledhjen e mbajtur ktë të enjte, përfaqësuesit nga partitë opozitare refuzuan që të merrnin pjesë në votim, duke bërë që rekomandimi të mos kalojë.