Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, pritet të përballet me një sërë përgjegjësish kushtetuese gjatë periudhës së saj në këtë post, ndërsa njohësit e Kushtetutës theksojnë se roli i saj nuk dallon nga ai i një presidenti të zgjedhur. Sipas tyre, Haxhiu sfidën e parë e ka emërimin e anëtarit të dhjetë të KQZ-së, për të cilin ka mospajtime mes LVV-së dhe PDK-së. Madje, ata theksojnë se kjo çështje pritet të bëhet objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese. Sipas ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ushtrimi i këtij funksioni nuk nënkupton kufizim kompetencash.