Policia e Kosovës tha se ka mbyllur tetë lokale gjatë kontrolleve dhe inspektimeve nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore. Policia tha se kontrollet janë kryer më 3 dhjetor në 43 lokale në rajone të ndryshme të Kosovës. Sipas njoftimit, në këto lokale, autoritetet kanë hasur 286 punëtorë të legjitimuar, nga ta 133 shtetas dhe shtetase të Shqipërisë e të Kosovës, 19 të Serbisë dhe dy të Bullgarisë. “Të gjithë shtetasve të huaj, në mungesë të paraqitjes së lejes së punës, qëndrimit, do të vazhdohet me verifikimin e tyre dhe do të referohen në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj”, thuhet në njoftimin e Policisë. Gjatë këtij aksioni, sipas Policisë së Kosovës, është konfiskuar edhe një armë zjarri.