Top News – Kosovë, mblidhet parlamenti i ri / Vetëvendosje pa vota në seancën konstituive
15/04/2025 11:48

Deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, bëjnë sot betimin në një seancë konstituive, ndërkohë pritet të zgjedhin edhe kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit. Nëse në këtë seancë zgjidhet kryetari dhe kryesia e Kuvendit, ku duhen të paktën 61 vota nga 120 vende që ka Kuvendi i Kosovës, atëherë, në një seancë të radhës pritet të zgjidhet edhe qeveria e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, që doli partia fituese e zgjedhjeve, duhet të sigurojë të paktën 61 vota për të marrë edhe një mandat të tretë në krye të ekzekutivit. Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 vende në Kuvend dhe ende nuk ka bërë të ditur emrin e të nominuarit të saj për postin e kryeparlamentarit, sikundër zyrtarisht nuk ka bërë të ditur, nëse ka arritur të sigurojë votat e domosdoshme për zgjedhjen e tij dhe të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. LVV-ja më herët kishte deklaruar se preferonte të krijonte institucionet e reja me komunitetet joserbe, por ditët e fundit e ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me partitë shqiptare që kanë fituar vendet e tyre në Kuvend, në mënyrë që të mund ta formojë edhe qeverinë. Tri partitë më të mëdha opozitare deri tani kanë deklaruar se nuk duan të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, me 24 vende në Kuvend, thonë se nuk do të marrin pjesë në votimin për kryeparlamentarin e ri pa një "zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”. Lidhja Demokratike e Kosovës, me 20 deputetë në Kuvend, nuk ka saktësuar nëse do ta votojë të propozuarin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentar, por ka thënë se cdo person që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të bëhet kryetar i Kuvendit. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila bashkë me partneren e saj në koalicion, Nismën Socialdemokrate, kanë tetë deputetë në Kuvend, kanë theksuar se "në parim, do të votojnë për kryeparlamentarin e ri”, të propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve. Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, hapet rruga për formimin e qeverisë. Pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, presidentja Vjosa Osmani, mandaton partinë fituese për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet të sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve dhe Lëvizja Vetëvendosje, me 48 mandatet e siguruara në zgjedhje, duhet patjetër që të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund ta formojë qeverinë. Nëse vetëvendosje dështon, atëherë presidentja është e detyruar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike për të vendosur për mandatarin e ri. Ky i fundit ka 15 ditë kohë që të paraqesë një propozim e nëse edhe kjo tentativë dështon, Osmani shpall sipas kushtetutës zgjedhje të reja.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04