Gjykata Supreme në Kosovë ka marrë vendimin për ankesën e fundit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke hapur kështu rrugën për shpalljen e rezultateve përfundimtare. Sipas KQZ-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit do të marrë konfirmimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme, nëse në këto institucione ka ndonjë ankesë që kërkon vendimmarrjen e tyre. Pas ndjekjes së këtyre hapave ligjor, KQZ-ja mund t’i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.