Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e cilesoi “një spektakël “ dashakeq çështjen e më shumë se 4 mijë dosjeve të Gjykatës Speciale, të cilat iu dorëzuan në mënyrë anonime Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ish kryeministri, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo situatë ‘po krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë’.