Mospërfshirja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 16.1 për qind ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Madje kjo po konsiderohet nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) si një diskriminim flagrant dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, përjashtimi i këtyre katër komunave nga rritja e çmimit të energjisë cilësohet edhe si pabarazi sociale dhe ekonomike në vend.