Rritja e çmimeve në prag të festave të fundvitit është bërë e zakonshme në kosovë. Familjet rrisin ndjeshëm shpenzimet për tryezën e festave dhe kjo ndikon në shtrenjtimin e produkteve ushqimore. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe abuzimet e tregtarëve për shitjet e përditshme. Vetë qytetarët, ankohen se ka rritje dhe manipulime me cmimet këtë vit, kryesisht në tregjet e gjelbëra si dhe në dyqanet e produkteve ushqimore.