Më në fund në Kosovë është përmirësuar situata nga pandemia e koronavirusit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri publike shifrat e 24 orëve të fundit, ku ka pasur vetëm 3 humbje jete si pasojë e Covid 19 dhe 187 persona janë shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi i ri . Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratoret private në Kosovë, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.