Top News – Kosovë, 21 viktima në 24 orë/ Afro 1300 të infektuar, priten masa të reja
04/09/2021 17:28

Njëzetenjë viktima të reja nga koronavirusi janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar të shtunën Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Sipas raportit, 12 nga viktimat ishin meshkuj dhe 9 femra. Shtatë viktima ishin të grupmoshës 70-79 vjeç, 3 viktima i përkisin grupmoshës 80 vjeç e më të vjetër, aq sa u regjistruan edhe në grupmoshën 60-69 vjeç. Ndërkaq, 5 viktima i përkisnin grupmoshës 50-59 vjeç ndërsa nga një viktimë u shënua në grupmoshat 20-29, 30-39 dhe 40-49 vjeç. Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar edhe 1.278 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra është publikuar pas testimit të 10.609 mostrave. Nga kjo shifër, i bie që 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për koronavirus. Sa i takon infektimeve, më së shumti raste janë regjistruar në grupmoshën 30-39 vjeç, përkatësisht 260 të infektuar. Mjekët kanë konfirmuar si të shëruar nga COVID-19 edhe 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140. Më herët Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha më 4 shtator se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.171 pacientë, prej tyre 1.044 janë të konfirmuar me koronavirus. Një ditë më parë ishin raportuar 1.209 pacientë. Pra, të shtunën 38 pacientë më pak po trajtohen në këto institucione shëndetësore. Sipas raportit ditor, 73 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 978 janë duke u trajtuar me oksigjen. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha të premten se nuk e përjashtohet mundësia e masave të reja para 13 shtatorit, deri kur janë në fuqi masat e fundit të ndërmarra nga qeveria.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51