Një tjetër pushues rrezikoi të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites në zonën e Ranës së Hedhun. Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova. Ata e nxoren nga uji, e më pas u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.