Ambasadori i Serbisë në Kombet e Bashkuara ka dorëzuar një kërkesë për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për Kosovën. Sipas agjensisë së lajmeve Radio Europa e Lirë, në kërkesë thuhet se situata në Kosovë është në kontrast të madh me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën e Këshillit të Sigurimit.