Duke nisur nga kjo e enjte, hyn në fuqi rregullorja e Bankës Qëndrore të Kosovës, përmes së cilës euro është valuta e vetme për të kryer pagesa në vend. Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do ofrojë një periudhë tranzicioni për qytetarët dhe bizneset serbe që pagesat i kryejnë me valutën e Serbisë, dinarin.