Top News – Kosova voton/ Zgjedhjet e dyta të përgjithshme në një vit e gjysmë
14/02/2021 11:18

Me maska dhe duke mbajtur distancë, qytetarët e Kosovës po votojnë të dielën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. Në këto zgjedhjet është thënë se do të votohet vetëm me dokumente të Kosovës. Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur se qendrat e votimit janë hapur sipas planit. Ai tha se procesi i votimit po vijon normalisht, në bazë të informatave të para nga terreni. Elezi pranoi se për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe borës, ka pasur vështirësi në komunikacion gjatë përcjelljes së materialit zgjedhor nëpër qendra të votimit, por shtoi se materiali është dërguar me kohë. Procesi i votimit po mbahet në mot të ftohtë e me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Për këto zgjedhje, KQZ-ja tashmë ka pranuar 43.477 pako me fletëvotime, të dërguara me postë nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Ky institucion, më herët ka njoftuar se 103,582 qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës u është mundësuar e drejta e votimit për këto zgjedhje. Në këto zgjedhje garojnë 28 subjekte politike: 21 parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare, me 1.052 kandidatë të cilët garojnë për 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje ka për kandidat për kryeministër kreun e partisë, Albin Kurtin, i cili nuk u certifikua që të garojë për deputet në këto zgjedhje. Lidhja Demokratike e Kosovës garon për të parin e qeverisë me Avdullah Hotin, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës, garon me Enver Hoxhajn për postin e kryeministrit. Për këto zgjedhje janë akredituar rreth 30 mijë vëzhgues. Këto janë zgjedhjet e dyta që Kosova po mban gjatë pandemisë së koronavirusit, pasi vitin e kaluar, u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08