Procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë ka nisur në kohën e duhur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi. Në konferencën e parë për shtyp të komisionit, Elezi tha se materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit. Elezi: Procesi i votimit ka nisur me kohë dhe në të gjithë vendin “Në orët e hershme të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit. Gjithashtu njoftojmë se, duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga ana e KQZ-së, procesi i votimit për kryetar të komunave dhe kuvendeve komunale ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, me përjashtim të ndonjë vonese në ndonjë vendvotim të caktuar”