Dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare - Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar - e kanë hequr Kosovën nga Lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit. Pas më shumë se 15 vjetësh në këtë listë, Kosova kthehet tani në hartën e vendeve që konsiderohen institucionalisht më të qëndrueshme dhe financiarisht më të konsoliduara.