Dhjetëra serbë të veriut u tubuan para një godine, që deri pak ditë më parë kishte shërbyer si seli e institucioneve paralele serb në Kosovë, duke kërkuar që të hyjnë në zyrat ku punojnë. Personat që protestuan të hënën ishin punonjës të administratës të institucioneve paralele serbe, që Kosova i konsideron ilegale. Godina gjendet në Lagjen e Boshnjakëve dhe paraprakisht kishin qenë të vendosura institucione që financohen nga Serbia: Zyra për Kosovën, Drejtoria e Fondit për Sigurimet Shoqërore dhe qarku sipas ndarjes së qeverisë së Serbisë.