Në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, u zhvillua këtë të martë (03.06.2025) Dita e Vizitorëve të Shquar, si pjesë e ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti vizituan nga afër ushtarët e FSK-së, ata amerikanë dhe të kombeve të tjera.