Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Sipas agjencisë Kosova ka 1 milion e 602 mijë e 515 banorë, një hsifër kjo pak më e lartë se ajo që doli në rezultatet e para të Censit, ku numëroheshin pak më shumë se 1 milion e 586 mijë banorë.