Komisioni i Venecias i është përgjigjur pozitivisht nismave të Kosovës për reformim të sistemit të drjetësisë nëpërmjet vetingut dhe themelimit të byrosë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme. Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu tha në një konferencë për media se të dy këto nisma janë mbështetur nga anëtarët e Komisionit në seancën e mbajtur të premten. Haxhiu tha se në projekt opinionin e Komisionit të Venecias, i cili pritet të publikohet javën që po vjen, thuhet se një reformim tërësor i sistemit të drejtësisë në Kosovë është thelbësor.