Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se me projektligjin e miratuar nga Senati Amerikan, Ushtria e Kosovës do ketë trajnime të përbashkëta ushtarake nën udhëheqjen e SHBA-së. Mehaj, përmes një shënimi në Facebook e ka përshëndetur vendimin e Senatit Amerikan, për projektligjin i cili parashikn bashkëpunim të ngushtë në mes të Kosovës dhe SHBA-së, në fushën ushtarake.