SHtetet e Bashkuara të Amerikës e konisderojnë Kosovën, si një shtet të sigurt. Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jeff Bartos, u shpreh se ka ardhur koha që UNMIK të mbyllet dhe të bëhet transferimi i funksioneve të tij në organizata të tjera ndërkombëtare ose institucionet vendore të Kosovës, të cilat tashmë kanë kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar çështjet e brendshme.