Të paktën 70 mijë tifozë po mbërrijnë sot në Tiranë, duke e kthyer mbarëvajtjen e rendit publik në kryeqytet, në një sfidë për autoritetet. Pervec oficerëvë të policisë nga Italia dhe Holanda, drejt kryeqytetit shqiptar janë nisur po ashtu edhe forca policie nga Kosova. Qeveria e Kosovës njofton se për sigurinë gjatë finales Conference League në stadiumin “Air Albania” mes ekipit italian, Roma dhe atij holandez Feyenoord, do të kujdeset edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi se Prishtina do të dërgojë dhjetëra oficerë policie në kryeqytet.