Në mbledhjen e radhës, këtë të mërkurë, qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 40 milionë eurove shtesë për forcën e sigurisë së kosovës. Kjo shumë, sipas kryeministrit Albin Kurti, e tejkalon nivelin prej 200 milionë eurosh apo 2 për qind të produktit të brendshëm vendor për mbrojtjen, një kriter ky që është i detyrueshëm për vendet anëtare të natos.