Top News – Kosova si Nagorni Karabak/ Majko: Vuçiç i papërgjegjshëm
12/11/2020 23:11

Zgjidhja më e mirë e mundshme midis Serbisë dhe Kosovës është përmes dialogut, në të kundërtën, mund të shihet një konflikt i llojit të Nagorni Karabakut. Kjo është deklarata e bërë nga presidenti serb, Aleksander Vucic, paraditen e të enjtes, që ka nxitur një mori reagimesh në kosovë dhe jashtë saj. Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se pret që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të reagojnë ndaj “kërcënimit” të Vuçiqit për “luftë të dhunshme”, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti tha se deklarimet e presidentit të Serbisë nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Ndërsa ministri i diasporës në shqipëri, Pandeli Majko, e konsideroi deklaratën të papërgjegjshme. “Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabak është i papërgjegjshëm. Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë "të ngrirë”. Për majkon, deklarata e Vucic përbën shmangje nga marrëveshja e firmosur në shtëpinë e bardhë dhe procesi i integrimit evropian. Aleanca e NATO-s në anën tjetër, nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e vucic, por ka konfirmuar se ajo vazhdon të mbështesë dialogun mes kosovës dhe serbisë, dhe e konsideron atë zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08