Kosova ka vendosur të forcojë më tej sanksionet kundër Rusisë duke u rreshtuar në një linjë me masat e vendosura deri tani nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të fundit miratoi masat e reja ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, të cilat përfshijnë ngrirjen e aseteve të individëve të sanksionuar, ndalimin e udhëtimit për rusët dhe ndalimin e transportit të mallrave ruse në Kosovë.