Me 90 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë të përgatitur nga një grup ekspertësh dhe të mbështetur nga PDK, ku kërkohet nga Dhomat e Specializuara të Hagës gjykim I drejtë për ish-krerët e UÇK. Ky ishte vendimi i parë i legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, pas themelimit të organit ligjvënës të mërkurën. LDK kërkoi që rezolutës t’I shtohej edhe pika ku të kërkohej zbardha e vrasjeve para dhe pas luftës.