Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë më shpejt se sa ka qenë planifikuar, tha ministry I Mbrojtjes Ejup Maqedonci gjatë një interviste të dhënë për Radio Evropa e Lirë. Ai konfirmoI se numri i pjesëtarëve të FSK-së tashmë ka kaluar 4.300 dhe se. Ndërsa tregoi se brenda vitit të ardshëm ky numër do të shkojë në mbi 5 mijë. Maqedonci zbuloi dhe detaje se si kjo forcë ushtarake do të ndërtohet duke sqaruar se çdo gjë do të jetë sipas standardeve të NATO-s.