Kuvendi i Serbisë miratoi deklaratën e të ashtuquajturës bota serbe, ku zotohet për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb kudo që ndodhet. Deklarata e miratuar fillimisht më 8 qershor në Beograd në një takim të përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republikës Sërpska përbëhet nga 49 pika dhe e përmend edhe Kosovën. Përveç pjesës për emrin, ku quhet ‘Kosova dhe Metohija’, aty thuhet se Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë” dhe se Kuvendi gjithëserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit.