Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar pas shumë raportesh blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia, edhe pse nuk ka dhënë detaje për numrin e saktë të këtyre mjeteve ushtarake që ka marrë Kosova. Me blerjen e dronëve, të cilat janë kthyer në shpëtimtarë të Ukrainës pas pushtimit rus, Kurti është i bindur se Kosova tani është edhe më e sigurt.