Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset së shpejti me 40 dronë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të monitoruar territorin e saj. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj zbuloi të mërkurën se Kosova është duke investuar në blerjen e pajisjeve ushtarake, që sipas tij sigurojnë modernizimin e FSK-së dhe fuqizimin e kapaciteteve të sigurisë.