Top News – Kosova pa parlament e pa qeveri / Konstituimi dështoi, çfarë ndodh tani?
16/04/2025 12:06

Nëse pozita dhe opozita mbeten në pozicionet diametralisht të kundërta dhe të ngurta politike, atëherë procesi i konstituimit të kuvendit të kosovës do të mbetet i bllokuar. Një ditë më parë, kuvendi dështoi të konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt. Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, votuan kundër raportit, për shkak se, sipas tyre, anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, nuk kishin dorëzuar në kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive, siç parashihet me Ligjin për Qeverinë. Neni 26 i këtij ligji përcakton që anëtarët e ekzekutivit, të cilët janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje nga postet në ekzekutiv një ditë para certifikimit të tyre nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet, më 15 prill i ka dërguar kryetarit të legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Glauk Konjufca, një letër me njoftimin për dorëheqje, e cila sipas tij është efektive që nga 27 marsi, kur ai e ka njoftuar KQZ-në se “ekzekutivi është në detyrë/dorëheqje”. KQZ-ja e certifikoi rezultatin zgjedhor më 27 mars. Analistët thonë tani se reagimi i partive opozitare është legjitim sepse deputetët e zgjedhur, që ishin anëtarë të ekzekutivit, nuk kanë dhënë dorëheqje sipas ligjit. Rregullorja e Kuvendit të Kosovës thekson se në rast se seanca për konstituimin e legjislativit ndërpritet, ndërprerja “nuk mund të zgjasë më shumës e 48 orë”. Nëse mbledhja do të vazhdojë brenda këtij afati, mbetet për tu parë nëse partitë politike do ta kalojnë fazën e verifikimit të mandateve, për të arritur te betimi i deputetëve. Në të kundërtën, do të shkohet drejt një krize. Sipas analistëve, duket se vendi ka hyrë në një proces që ka rrezik të zgjasë me javë të tëra pasi as kushtetuta dhe as ligji nuk mbulojnë cdo situatë. E vetmja zgjidhje për të shkuar drejt përfundimit të procesit të konstituimit, do të ishte mirëkuptimi politik, që për momentin mungon.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04